Prishtinë: Vdes një grua në Shtëpinë e Pleqve, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 08:33
Prishtinë: Vdes një grua në Shtëpinë e Pleqve, policia nis hetimet

Një grua ka vdekur në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, raporton “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet.

Sipas policisë, asaj i ishte keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve dhe se përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka vdekur. “Rr. Afrim Loxha, Prishtinë 09.01.2024 – 19:46.

“Një femër e nacionalitetit serb i është keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve. Përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)