Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, gjenden dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes mbi një kioskë

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 08:44
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, gjenden dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes mbi një kioskë

Një person ka raportaur në policinë e Kosovës se ka gjetur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes mbi një kioskë që shërben si zyre, shkruan “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë.

Për këtë rast është njoftuar prokurori.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 08.01.2024 – 22:30. Më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)