Rrahja e Sanduloviqit, Kurti: Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit nga frikësimi e deri tek torturimi çnjerëzor

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 11:29
Rrahja e Sanduloviqit, Kurti: Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit nga frikësimi e deri tek torturimi çnjerëzor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rrahjen e liderit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kështu është rasti me liderin opozitar serb Nikola Sanduloviq, për të cilin krahas torturave fizike Serbia i ngrit aktakuzë për nxitje të urrejtjes kombëtare sepse ai u përkul para varrit të 7 vjçares Blerina Jashari e cila u vra nga forcat serbe në Prekaz”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti tha se “Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit nga frikësimi e deri tek torturimi çnjerëzor të kundërshtarëve politik”.

Kryeministri ka shtuar se trajtimi ndaj Sanduloviqit flet për mendësinë të cilën fqinji ynë e kultivon brenda vetës.

“Serbia është vendi ku Radoiçiqi në vend që të përgjigjet për sulmin terrorist në Banjskë ai merr pjesë në rrahjen brutale të Nikola Sanduloviqit. E përcjellë në dritën e shkeljeve të drejtave të njeriut e çdo zëri opozitarë e paqësor, Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit nga frikësimi e deri tek torturimi çnjerëzor të kundërshtarëve politik, në drejtim të kundërt me obligimet në kuadër të marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)