Kompleksi Memorial në Reçak, qeveria miraton shpronësimin e disa pronave

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 11:48
Kompleksi Memorial në Reçak, qeveria miraton shpronësimin e disa pronave

Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot propozim-vendimin për shpronësimin e pronave së paluajtshme që preket nga realizimi i projektit “Konservimi dhe restaurimi i Shtëpisë në Kompleksin Memorial ‘Masakra e Reçakut’”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri Albin Kurti, tha se në prag të 25-vjetorit të masakrimit të 45 shqiptarëve nga forcat e Serbisë së Millosheviqit në Reçak, Kosova nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës.

“Nëpërmjet memorializimit, ne e luftojmë harresën dhe e mirëmbajmë kombëtarisht dhe institucionalisht kujtesën. Kështu e mbrojmë historinë dhe popullin e Kosovës”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)