Humbi kontrollin duke vozitur, 35-vjeçarja përplaset me shtyllën

  • E.k /
  • 10 January 2024 - 13:30
Humbi kontrollin duke vozitur, 35-vjeçarja përplaset me shtyllën

Një 35-vjeçare në Elbasan, është dëmtuar pas një aksidenti ku ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë, përcjell “Kosova Sot Online”.

35-vjeçarja me inicialet D. K. ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet procedurale në Prokurori për shtetasen D. K., 35 vjeçe, pasi në fshatin Gjyralë, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë. Nga përplasja është dëmtuar shtetasja D. K., e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)