Ndarja e 11 milionë eurove nga Qeveria për krizën energjetike, Hoti: Kjo nuk është politikë, këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 13:43
Ndarja e 11 milionë eurove nga Qeveria për krizën energjetike, Hoti: Kjo nuk është politikë, këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar sot pasi Qeveria e Kosovës ndau 11 milionë euro lidhur me krizën energjetike, gjegjësisht mbulimin e pagesës për familjet e cenueshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hoti tha se Qeveria në vend se të ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet, siç ndodhi në dhjetor kur për shumë familje faturat u frynë tepër shumë, Qeveria ndan 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike.

Hoti ka shkruar se ulja e çmimit të energjisë elektrike do ishte veprimi i duhur.

“Kjo nuk është politikë. Këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet. Me këtë veprim, paratë transferohen nga buxheti i shtetit tek KEDS-i dhe bizneset e tjera përmes familjeve”.

(Kosova Sot Online)