Një person bie në një greminë në bjeshkët e Studenicës së Istogut

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 13:54
Një person bie në një greminë në bjeshkët e Studenicës së Istogut

Një person ka rënë në një greminë në bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se Policia dhe zjarrfikësit janë nisur për në vendngjarje.

“Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur”, ka deklaruar Gashi.

(Kosova Sot Online)