E trishtë: Ky është i riu kosovar që dyshohet se bëri vetëvrasje

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 17:42
E trishtë: Ky është i riu kosovar që dyshohet se bëri vetëvrasje

Raportohet se një 24-vjeçar është gjetur i vdekur në Prizren, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dyshimet e para të Policisë janë se i njëjti ka kryer vetëvrasje me kallash.

Media ka mësuar se i riu që dyshohet se i dha fund jetës është Durim Kastrati.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dyshimet e para janë se viktima D.K. ,mashkull, 24 vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën AK 47. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.”, ka deklaruar Gashi.


(Kosova Sot Online)