Boone pas takimit me Lajçak: Përsërita përkrahjen e Francës për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 18:15
Boone pas takimit me Lajçak: Përsërita përkrahjen e Francës për ndërmjetësimin e dialogut  Kosovë-Serbi

Për takimin që ka zhvilluar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka shkruar sekretarja e Shtetit francez për Evropën, Laurence Boone, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Boone ka shkruar se në bisedën me emisarin sllovak ka pasur mundësinë për të përsëritur përkrahjen konstante të Francës për ndërmjetësimin e dialogut për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi nga Bashkimi Evropian.

Sekretarja e Jashtme Franceze ka përmendur gjithashtu zbatimin e marrëveshjeve për targat, duke thënë se e mirëpret një progres të tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online)