Haziri: E përshëndesim këtë vendim të presidentes Vjosa Osmani

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 18:44
Haziri: E përshëndesim këtë vendim të presidentes Vjosa Osmani

Pas reagimeve për mospërfshirjen e Akademisë së Presidentit Rugova nga ana e ekzekutivit të Gjilanit në kalendarin e “Flakës së Janarit”, organizimin e ka marrë përsipër presidentja Osmani, ka njoftuar Lutfi Haziri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haziri thotë se e përshëndet vendimin e presidentes.

“E përshëndesim këtë vendim të presidentes, por turpi mbetet mbi qeverinë qendrore, me urdhër të të cilës u hoq nga kalendari i “Flakës…” nga ana e administratorit të Komunës së Gjilanit”, ka theksuar ai.

(Kosova Sot Online)