Ja sa ushtarë amerikanë i janë bashkuar së fundmi misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 21:08
Ja sa ushtarë amerikanë i janë bashkuar së fundmi misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë

Rreth 20 ushtarë amerikanë nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, pjesë e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s, i janë bashkuar së fundmi misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, i njohur si KFOR, ka njoftuar Ambasada Amerikane në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Familjarë, miq, dhe drejtues shtetërorë dhe lokalë kanë organizuar një ngjarje lamtumirëse për të përshëndetur dhe inkurajuar ushtarët para se ata të nisen drejt detyrës në Kosovë.

“Familja dhe miqtë së bashku me drejtues lokalë dhe shtetërorë u mblodhën gjatë ditës për t’i dhënë lamtumirën rreth 20 ushtarëve nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët janë duke u vendosur në Kosovë”.“Ata do të ofrojnë mbështetje në ligj dhe rend për forcat e SHBA-së dhe NATO-s në operacionin e vazhdueshëm paqeruajtës ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin për media.

(Kosova Sot Online)