E zbulon Tahiri: Dihet mirë që 2024-ta është vit zgjedhor

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 19:33
E zbulon Tahiri: Dihet mirë që 2024-ta është vit zgjedhor

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për siç thotë ai sulmet ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj dikastereve tjera shtetërore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tahiri përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këto sulme kanë për qëllim ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e qytetarëve. 

“Sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, kërcënimet dhe sulmet e ulëta ndaj Sindikatës së Arsimit, si dhe diskutimi se kur do të mbahen zgjedhjet, kur dihet mirë që 2024-ta është vit zgjedhor, kanë vetëm një qëllim: ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e madh që po i bëhet qytetarit dhe të dobësimit të Kosovës nga kjo qe qeveri”, ka thënë Tahiri. 

(Kosova Sot Online)