Kryeministrin e Irlandës Varadkar e mirëpret nesër në takim Osmani

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 19:45
Kryeministrin e Irlandës Varadkar e mirëpret nesër në takim Osmani

Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, e mirëpret nesër në takim në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e presidencës thuhet se mediat mund të marrin pamje nga pritja si dhe në fillim të takimit.

“Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së largu në orën 10:45”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)