Kurti e mirëpret në aeroport kryeministrin irlandez

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 19:51
Kurti e mirëpret në aeroport kryeministrin irlandez

Sonte në aeroportin e Prishtinës kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë, e ka pritur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për nesër do ta ketë ceremoni për kryeministrin irlandez.

“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar”, ka shkruar Kurti

(Kosova Sot Online)