30 ditë paraburgim ndaj dyshuarit për dhunim sek*sual ndaj 16-vjeçares

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 20:00
30 ditë paraburgim ndaj dyshuarit për dhunim sek*sual ndaj 16-vjeçares

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj dyshuarit E.K për dhunim seksual ndaj një të miture, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rasti kishte ndodhur më 09 janar, ku i dyshuari dyshohet se e kishte mbyllur në një banesë të miturën.

“Po ashtu, ndaj të njëjtit, sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 09.01.2024, në Kaçanik, përkatësisht në një banesë që më parë ishte shfrytëzuar si zyre, i pandehuri si person madhor, në mënyrë të kundërligjshme e ka privuar nga liria viktimën e ndjeshme –të dëmtuarën e mitur, pasi që kishte dal nga banesa e kishte mbyllur nga jashtë të dëmtuarën me të cilën do të kryente veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” nga neni 193 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekura.

(Kosova Sot Online)