Saraçi: McGonigal u korruptua nga Edi Rama

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 20:15
Saraçi: McGonigal u korruptua nga Edi Rama

Gazetari, Romir Saraçi ka deklaruar se McGionigal nuk ka mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara për të cilën ai kishte detyrën, por është korruptuar dhe ka punuar për interesa shqiptare në SHBA.

Ashtu siç e ceke dhe ti në fillim, ajo që ndryshon në këtë pretencë të prokurorisë është fakti që aty flitet shprehimisht për korrupsion, pra nëse deri dje është përpjekur për të justifikuar marrjen e parave e McGonigal nga Agron Neza me faktin e borxhit, autoritet amerikane kujdesen e thonë që ky është një akt i qartë korruptiv, kjo është pjesa e parë.

Ajo që më bëri përshtypje është në akt-akuzën përmendeshin takimet me personin A me personin B kryeministrin e Shqipërisë si kontakt i padeklararuar, kurse në këtë pretencë vihet re se qeveria amerikane ka bërë një lidhje të drejpërdrejtë mes McGonigal dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare.

Akt-akuza flet me terma konkretë për vënien në dispozicionin e McGonigalit për llogari dhe interesa shqiptare.

Pra, theksohet që McGionigal nuk ka mbrojtur interesat eShteteve të Bashkuara për të cilën ai kishte detyrën, por është korruptuar dhe ka punuar për interesa shqiptare në SHBA.

Pra kjo lidhje që i bëjnë autoritetet amerikane aktivitetit korruptiv të McGonigal dhe shpërdorimit të detyrës me autoritetet shqiptare, zgjeronte atë hapësirën e hetimeve për atë çështje, dhe sot jemi në një pretencë të marrëveshjes së bërë mes prokurosisë amerikane dhe McGonigal-it.

Janë elemente për të cilat McGonigal ka pranuar fajin: marrja e parave, mosdeklarimi i udhëtimeve, hapja e hetimit nga FBI për opozitën shqiptare dhe ai i ka pranuar.

Theksiohet se ka edhe dyshime të tjera dhe se aktiviteti është më i gjatë ku aktviteti është i shtrirë në 3 hetime, pra McGonigal është dënuar për ato akuza të nivelit të parë, por janë edhe dy nivele të tjera hetimore.

(Kosova Sot Online)