Qeveria siguron buxhetin për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 22:49
Qeveria siguron buxhetin për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren

Qeveria e Kosovës njofton se ka siguruar buxhetin për Ndërtimin e Tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kësisoj Qeveria ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e këtij tuneli.

Njoftimi i plotë i ZKM-së:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në rrugën Tetovë-Prizren ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Për këtë projekt, Qeveria ka siguruar buxhetin përmes ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

(Kosova Sot Online)