Emiratet e Bashkuara Arabe ia heqin vizat Kosovës

  • E.K /
  • 11 January 2024 - 08:57
Emiratet e Bashkuara Arabe ia heqin vizat Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë hequr vizat për Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka njoftuar se marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, k shkruar Osmani në platformën X.

(Kosova Sot Online)