Kurti: Kosova duhet të mësojë nga përvoja dhe suksesi i Irlandës

  • E.K /
  • 11 January 2024 - 11:12
Kurti: Kosova duhet të mësojë nga përvoja dhe suksesi i Irlandës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar biseduan për thellimin e miqësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kemi ngjashmëri që ne i ndajmë… Nga pikëpamja shoqërore, populli ynë shquhet për ngrohtësinë dhe mikpritjen e tij pavarësisht vështirësive që ka përjetuar”, tha Kurti në konferencën e përbashkët për media.

“Të dy shtetet gëzojmë një aleancë të palëkundur dhe lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Kurti tha se “Irlanda është mbështetëse e Kosovës për anëtarësimin si në Këshillin e Europës, si dhe për anëtarësim në Bashkimin Europian”. Ai tha se i kërkoi kryeministrit irlandez mbështetje për të marrë statusin e vendit kandidat.

(Kosova Sot Online)