Liburn Aliu ia jep meritat Vjosa Osmani që Emiratet ia hoqën vizat Kosovës

  • E.K /
  • 11 January 2024 - 11:26
Liburn Aliu ia jep meritat Vjosa Osmani që Emiratet ia hoqën vizat Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka falenderuar presidenten, Vjosa Osmani në lidhje me heqjen e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shprehur mirënjohje edhe për Emiratet për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar.

Postimi i plotë:

Faleminderit Presidente Vjosa Osmani-Sadriu

Shprehim falënderimin tonë ndaj Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, e cila, gjatë takimit me Lartëmadhërinë e tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka paraqitur propozimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe ky propozim tashmë është jetësuar.

Po ashtu, shprehim mirënjohjen tonë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar, për bashkëpunimin e tyre në kuadër të COP28 dhe për identifikimin e projekteve të mëdha të përbashkëta, duke synuar thellimin e bashkëpunimit tonë edhe më tej.

(Kosova Sot Online)