Kryeministri Kurti tregon kur mund të flitet për Asociacionin

  • E.K /
  • 11 January 2024 - 11:35
Kryeministri Kurti tregon kur mund të flitet për Asociacionin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u pyet për deklaratën e tij ku shprehte gatishmëri ta shkruajë draftin e Asociacionit bashkë me dy ministrat e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se nuk ka dhënë premtim për shkrimin e Asociacionit, por se ka shprehur aftësinë e tij për të shkruar një draft të tillë.

Kurti bëri thirrje që Asociacionin të mos e nxjerrin nga paketa e marrëveshjes së fundit Kosovë-Serbi.

“Nëse është çështje e brendshme, siç u tha për herë të parë, unë mund ta shkruaj, pra nuk i kam dhënë premtim tjetrit, por kam shprehur aftësi vetjake për ta shkruar dhe le ta diskutojmë. Por, mos të ngatërrojmë hierarkinë e gjërave – marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe vetëm më pas mund të flasim për Asociacionin. Të gjithë ata që e nxjerrin Asociacionin nga paketa i bëjnë dëm Kosovës. Nuk mund ta nxjerrësh Asociacionin nga paketa dhe ta bësh prioritet për nga koha ose në qendër për nga hapësira e tryezës. Nuk është top prioriteti i normalizimit , është marrëveshja bazike. Të gjithë kolegët e mi, jo vetëm në Kosovë, unë i lus që të mos i nxjerrin nga paketa draft-statutin apo Asociacionin si një çështje”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)