Arifi për heqjen e vizave nga Emiratet: Kjo është një lehtësim jo i vogël për kompanitë e Kosovës

  • E.K /
  • 11 January 2024 - 13:07
Arifi për heqjen e vizave nga Emiratet: Kjo është një lehtësim jo i vogël për kompanitë e Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, e ka quajtur lajm shumë të mirë heqjen e vizave për kosovarët nga ky shtet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Arifi ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe ofron potencial të jashtëzakonshëm ekonomik për bashkëpunim jo vetëm me kompanitë e këtij vendi por me të gjitha kompanitë botërore.

Tutje, Arifi ka shkruar se kjo është një lehtësim jo i vogël për kompanitë e Kosovës.

“Lajmi për hjekjen e vizave nga ana e Emirateve është lajm shumë i mirë për Kosovën. Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë vetëm vend i rëndësishëm politik në Lindjen e Mesme apo destinacion turistik global por mbi të gjitha është vendi i pestë në botën e rieksporteve globale (trade hub) dhe ofron potencial të jashtëzakonshëm ekonomik për bashkëpunim jo vetëm me kompanitë e këtij vendi por me të gjitha kompanitë botërore. Kjo është një lehtësim jo i vogël për kompanitë e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)