Deputetja e VV-së: Paramendoni sikur të ishim në qeveri më herët, ku do të ishim sot

  • E.K /
  • 11 January 2024 - 13:33
Deputetja e VV-së: Paramendoni sikur të ishim në qeveri më herët, ku do të ishim sot

Deputeja e VV-së, Fitore Pacolli, e ka komentuar heqjen e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe për qytetarët e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deputetja ka ftuar qytetarët të paramendojnë se ku do të ishte Kosova sikur VV-ja të ishte shumë më herët në qeveri.

“Tani edhe në Emirate të Bashkuara mund të udhëtojmë pa viza. Paramendoni sikur të kishim qenë në shumë mē herët në qeveri ku do të ishim sot.” – shkroi ajo.

(Kosova Sot Online)