Hill i tregon se SHBA e ka pranuar kërkësën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin”

  • E.K /
  • 11 January 2024 - 15:05
Hill i tregon se SHBA e ka pranuar kërkësën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin”

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar ku kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton “Kosova Sot Online”.

Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca serbe thuhet se ambasadori Hill e ka njoftuar Vuçiqin se SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank Javelin. Siç citohet të ketë thënë Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Kosovës Kongresit Amerikan për fillimin e procedurës.

“Ambasadori Hill e njoftoi presidentin Vuçiq për vendimin amerikan për pranimin e kërkesës së Prishtinës për blerjen e raketave antitank Javelin. Siç tha ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës Kongresit Amerikan, i cili fillon procedurën zyrtare. Presidenti Vuçiq tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se vendi së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane”, thuhet në komunikatën e Presidencës serbe.

(Kosova Sot Online)