Arrestohen dy persona në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 15:46
Arrestohen dy persona në këtë vend të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Drenas janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vjedhjet kanë ndodhur gjatë periudhës nëntor 2023- janar 2024, në lokacione të ndryshme.

Të arrestuarit janë A.U, 32 vjeç dhe G.S 17 vjeç.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për armëmbajtje pa leje dhe së paku gjashtë raste të vjedhje të rënda.

Lidhur me këto raste ishte arrestuar edhe një person tjetër më 4 janar, E.H 19 vjeç.

Njoftim i plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për  vjedhje të rënda

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Drenasit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë në periudhën  nëntor 2023 – janar 2024, në  lokacione të ndryshme.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Drenasit  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:

– A.U . mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

– G. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekuestroj një armë të gjatë dhe disa pajisje pune të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për  armëmbajtje pa leje dhe së paku  gjashtë raste të vjedhje të rënda.

Numri i personave të arrestuar për këto raste arrinë në 3 pasi që për të njëjtat raste, me datën 04.01.2024, është arrestuar i dyshuari E. H mashkull 19 vjeç.

(Kosova Sot Online)