Arrestohen dy persona pasi dyshohet se ia vunë zjarrin një trafo të rrymës

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 18:12
Arrestohen dy persona pasi dyshohet se ia vunë zjarrin një trafo të rrymës

Raportohet se policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Prizren, meqë dyshohet se të njëjtit ia kanë vënë zjarrin një trafo të rrymës elektrike në fshatin Gjonaj të Komunës së Prizrenit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë

“Me datën 11.01.2024 sektori i hetimeve të përgjithshme të stacionit policor  në Prizren pas një pune operative hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit R.D. (viti i lindjes 1972) dhe P.M. (viti i lindjes 1984). Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se dy të dyshuarit me datën 03.01.2024 në mënyrë të qëllimshme i kanë vënë zjarrin një trafo të rrymës elektrike në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)