Agjencia për Informim dhe Privatësi reagon për kamerat në Prishtinë

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 18:47
Agjencia për Informim dhe Privatësi reagon për kamerat në Prishtinë

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka reaguar lidhur me paralajmërimin e Komunës së Prishtinës për vendosje të kamerave me inteligjencë të lartë nëpër kryeqytet. Drejtuesja e këtij Institucioni ka bërë të ditur se sot është takuar bashkë me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, Basri Shabanin, nga Policia e Kosovës dhe Lulzim Fuhsticën i cili është Drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se kërkesa për blerjen e kamerave është bërë nga Policia e Kosovës dhe se projekti teknik është përgatitur nga anëtarë të Grupit Punues nga Policia e Kosovës dhe nga Komuna e Prishtinës.

AIP në njoftim për media potencon se monitorimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë do ta bëjë Policia e Kosovës si dhe ruajtja dhe mbikëqyrja e tyre do të bëhet poashtu nga Policia.

Në komunikatë thuhet se regjistrimi i të dhënave që do të bëhet nga kamerat, do të krijojë mundësinë e vlerësimeve statistikore, pa përfshirë përpunimin e karakteristikave biometrike. Menaxhimi, siç njoftim AIP, do të bëhet vetëm nga Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore që kanë.

 Në këtë takim, të gjitha palët janë zotuar se do të sigurojnë që zbatimi i projekti do të realizohet në harmoni të plotë me legjislacionin përkatës në fuqi. 

AIP në fund siguron qytetarët se do të mbikëqyr zbatimin e këtij projekti, për të siguruar zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përfshirë edhe inspektimin e realizimit të projektit.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi,  siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se bazuar në mandatin ligjor do të bëjë monitorimin e zbatimit të këtij projekti për të siguruar zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duke përshirë edhe inspektimin e realizimit të projektit”, përfundon njoftimi.

(Kosova Sot Online)