Komandanti i KFOR-it Ulutas për herë të dytë në Beograd

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 19:00
Komandanti i KFOR-it Ulutas për herë të dytë në Beograd

Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd,  e ka vizituar komandanti i KFOR-it në Kosovë, MG Özkan Ulutaş,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Komandanti i KFOR-it, MG Özkan Ulutaş, ka vizituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë”.

Kjo është vizita e dytë e Ulutas në Beograd që kur mori mandatin.

KFOR’i ka mandat të OKB-së për çështjen e sigurisë në Kosovë, e sidomos në veriun e vendit. 

(Kosova Sot Online)