Raportohet se një person kreu sot vetëvrasje në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 19:29
Raportohet se një person kreu sot vetëvrasje në këtë vend të Kosovës

Raportohet se sot rreth orës 15:20 policia është njoftuar për një rast, i cili dyshohet se ishte vetëvrasje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas policisë, ekzistojnë dyshime se në fshatin Manasitric të Prizrenit viktima F.K. ,mashkull, 60 vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se lidhur me rastin “është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësitë dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)