Mehaj: Blerja e raketave 'Javelin' kishte nisur para dy vite e gjysmë

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 20:12
Mehaj: Blerja e raketave 'Javelin' kishte nisur para dy vite e gjysmë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Aremend Mehaj, ka bërë të ditur se investimi për blerjen e raketave “Javelin”  kishte nisur tash e dy vite e gjysmë më parë dhe ka arritur një progres të konsiderueshëm.

Mehaj ka komentuar lajmet e fundit për blerjen e raketave anti-tank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e përfshirë këtë si një pjesë të një nisme më të gjerë për të përmirësuar kapacitetet ushtarake të vendit.

Investimi, i cili përfshin jo vetëm raketat “Javelin” por edhe Dronët Bajraktar dhe shumë sisteme e kontingjente të tjera, sipas tij, ka qenë në qendër të strategjisë së forcimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Ky investim për ushtrinë tonë ka nisur tash e dy vite e gjysmë më parë. Nën mandatin tonë, jo vetëm raketat “Javelin” e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces, e që konsideroj se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar. Siç edhe e kam thënë me herët për mua ka qenë mision kryesorë forcimi me armatim i ushtrisë së Kosovës, për çka jam krenar që nën mandatin tonë mbi 292 milion euro i kemi shpenzuar në ketë drejtim”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)