Osmani pret të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA’së

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 20:42
Osmani pret të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA’së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Presidenca njofton se në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit me SHBA-të në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për zhvillimet e fundit në vend.

“Presidentja Osmani e njoftoi znj. Grunder për prioritetet e Presidentes në muajt në vijim, me ç’rast u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të rregullt me SHBA-të, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet më të fundit në sektorë të ndryshëm strategjik, vijon tutje njoftimi.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani paralajmëroi edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, për të cilin vlerësoi lartë bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen nga SHBA-të dhe Zyra e Sekretarit Antony Blinken, në veçanti”.

(Kosova Sot Online)