DASH miraton një shitje të mundshme të 246 raketave 'Javelin' në Kosovë për një vlerë prej 75 milionë dollarësh

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 21:12
DASH miraton një shitje të mundshme të 246 raketave 'Javelin' në Kosovë për një vlerë prej 75 milionë dollarësh

Pentagoni ka raportuar se Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar një shitje të mundshme të 246 raketave Javelin në Kosovë për një vlerë prej 75 milionë dollarësh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kontraktorët kryesorë do të jenë Javelin Joint Venture ndërmjet Lockheed Martin dhe Raytheon Missiles and Defense.

Kosova ka bërë kërkesë për të blerë raketa anti-tanke “Javelin” nga SHBA-ja.

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill,  i ka thënë presidentit serb Aleksandër Vuçiq se kanë pranuar kërkesën që e ka bërë Kosova për blerjen e raketave antitank “Javelin”.

Siguria e Kosovës vazhdimsiht është kërcënuar nga Serbia. 

(Kosova Sot Online)