Gashi: Albin Kurti më jep siguri nga kërcënimet e Serbisë

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 21:28
Gashi:  Albin Kurti më jep siguri nga kërcënimet e Serbisë

Analisti Shkëlzen Gashi ka deklaruar se sa i përket Veriut dhe kërcënimeve nga Serbia, ndjehet i sigurt që në pushtet është Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gashi tha se sado që Kurti ka një qeveri skandaloze, në rrafshin e brendshëm ndjehet i sigurt.

 

“Mua më jep siguri që i kemi këta në pushtet që i kemi sa i takon Veriut dhe Serbisë, këtë siguri se kisha pas nëse kishin qenë ata që janë kanë përpara. Unë ndihem qashtu, më krejt të këqiat që i ka ai (Albin Kurti), me këtë qeveri skandaloze në rrafshin e brendshëm mua me jep siguri”, tha Gashi në Pressing

Ai tha se Kosova duhet të armatoset e të forcohet.

“Na duhet me u armatos dhe me u forcu që me vetëdijësu Serbinë që në rast të një sulmi potencial nuk mundet me na okupu lehtë qysh na ka okupu. Tjetra është mi përgatitë qytetarët e Kosovës që në rast se tenton me okupu e okupon ja del ki me pas të vështirë qëndrimin në territorin që e ke okupu”.

(Kosova Sot Online)