Detaje nga gjendja e të plagosurit në Prishtinë

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 22:55
Detaje nga gjendja e të plagosurit në Prishtinë

Raportohet se një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri sonte rreth orës 20:15, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është stabile.

Këtë e ka konfirmuar doktori Ejup Govori.

“Gjendja e tij është stabile, ka lëndime me armë zjarri, lëndimet janë në ekstremitet të poshtme dhe është në trajtim e siper”, ka thënë Govori 

(Kosova Sot Online)