Moti në Kosovë sot do të jetë i vranët dhe me intervale me diell

  • E.K /
  • 12 January 2024 - 08:12
Moti në Kosovë sot do të jetë i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesisht në viset e larta. Temperaturat parashihen të jenë afërsisht të ngjajshme me të ditës së enjte, si minimalet, ashtu dhe ato maksimalet”, njofton IHMK.

(Kosova Sot Online)