Javën tjetër Forumi Ekonomik në Davos, pjesëmarrës do të jenë edhe Kurti e Vuçiq

  • E.K /
  • 12 January 2024 - 10:14
Javën tjetër Forumi Ekonomik në Davos, pjesëmarrës do të jenë edhe Kurti e Vuçiq

Javën e ardhshme do të nisë Forumi Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës, i cili do të zgjasë deri më 19 janar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndjehet i gëzuar që pjesëmarrës në këtë forum do të jenë kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Javën e ardhshme, në Davos do të nisë Forumi Ekonomik Botëror. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer” rezonon veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkani Perëndimor”.

“Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin të jenë të pranishëm”, shkroi Rohde.

(Kosova Sot Online)