Haxhiu: E vërteta e blerjes së armatimit nga SHBA, negocimin dhe kontraktimin e bëri Kadri Veseli në vitin 2018

  • E.K /
  • 12 January 2024 - 13:18
Haxhiu: E vërteta e blerjes së armatimit nga SHBA, negocimin dhe kontraktimin e bëri Kadri Veseli në vitin 2018

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas pranimit të kërkesës për blerjen e raketave antitank, “Javelin”, ku ka thënë se e vërteta e blerjes së armatimit nga ShBA-ja, negocimin dhe kontraktimin e ka bërë ish-kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, në vitin 2018, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haxhiu ka shkruar se një pjesë e këtij armatimi, mjetet e blinduara “Humvee” nga SHBA kishin arritur në Kosovë me 25.07.2020.

Tutje, ai tha se 10 vjet më parë, Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë votuar ndryshimet kushtetuese për shndërrimin e FSK-së në ushtri, ku sipas tij, sikur atëherë të votohej transforimi i FSK-së në ushtri, sot Kosova do të ishte pjesë e NATO-s.

(Kosova Sot Online)