Sveçla: Nga dita e sotme të gjitha patrullat e policisë do të pajisen me armë të gjata

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 16:02
Sveçla: Nga dita e sotme të gjitha patrullat e policisë do të pajisen me armë të gjata

Nga dita e sotme të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata, ka njoftuar kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sveçla ka thënë se me blerjen e këtyre armëve, Policia e Kosovës do të rris efikasitetin për luftimin e krimit dhe mundësimin e një ambienti të sigurt dhe do të ketë më shumë siguri për zyrtarët policorë.

Njoftimi i plotë:

Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë.

Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)