Osmani: Sot kam dekretuar hapjen e 'Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës' në Vatikan

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 16:27
Osmani: Sot kam dekretuar hapjen e 'Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës' në Vatikan

Sot kam dekretuar hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Vatikan, ka njoftuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njoftimi i plotë:

Pas dy vitesh pune intensive me Selinë e Shenjtë, kam dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë.

Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë.

(Kosova Sot Online)