Prokuroria kërkon 4 vite e 6 muaj burg për Safet Gjicin derisa 1 vit e 6 muaj për Alma Kaçajn

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 19:51
Prokuroria kërkon 4 vite e 6 muaj burg për Safet Gjicin derisa  1 vit e 6 muaj për Alma Kaçajn

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun Safet Gjici dhe 1 vit e 6 muaj burg për Alma Kaçajn, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në përfundim të hetimit, SPAK ka lexuar këtë të premte pretencën për dy të pandehurit Safet Gjici, për akuzën e korrupsionit pasiv dhe Alma Kaçaj, gjithashtu për korrupsionit aktiv. Si ish kryebashkiaku Gjici, ashtu edhe Alma kanë kërkuar gjykim te shkurtuar, kërkesë e pranuar dhe nga gjykata. Nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK, Gjici do të vuajë 3 vite burg ndërsa Kaçaj 1 vit.

Gjatë leximit të pretencës, SPAK ka kërkuar po ashtu që Gjicit t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Sakaq, për Alma Kaçajn, SPAK ka kërkuar dënim me burg 1 vit e gjashtë muaj, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 1 vit burg.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK. Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor, pas një videoje kompromentuese të publikuar në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)