Shtyhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Nasim Haradinajt

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 18:00
Shtyhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Nasim Haradinajt

Pas konfirmimit të dënimit të tij me katër vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë në të tri shkallët, Dhomat e Specializuara e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Nasim Haradinajt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të DhSK-së, kjo shtyrje e vendimit është bërë për shkak të parashtrimeve shtesë të palëve.

“Më 11 janar, Paneli i Gjykatës Kushtetuese i ngarkuar me referimin e Haradinajt, i dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar, vendosi të shtyjë vendimin e tij në këtë çështje derisa të pranojë parashtrimet shtesë nga palët, përkatësisht parashtrimin e ZPS-së lidhur me referimin si dhe përgjigjen e saj ndaj kërkesës më të fundit të Haradinajt për pranimin e një prove të re.

Tutje, në njoftim thuhet që mbrojtja ftohet që të dorëzojë përgjigjen e saj ndaj përgjigjes së ZPS-së, nëse dëshiron ta bëjë këtë.

(Kosova Sot Online)