Armët kroate i kishte 'testuar' Osmani gjatë vizitës në Kroaci

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 18:37
Armët kroate i kishte 'testuar' Osmani gjatë vizitës në Kroaci

Në kompaninë nga e cila Kosova ka blerë armët e gjata të llojit “VHS-K2 CAL 5.56X45”, kishte qëndruar për vizitë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani në tetor të vitit të kaluar kishte publikuar një fotografi ku shihej teksa “teston” një prej armëve që prodhon kompania kroate HS Product.

Shefja e shtetit kishte bërë të ditur se selia e kompanisë ndodhet në qytetin e Kralovacit.

(Kosova Sot Online)