Maqedonci: Ne e përgatisim Forcën tonë që të jetë e gatshëm të mbrojë territorin dhe sovranitetin e vendit

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 18:51
Maqedonci: Ne e përgatisim Forcën tonë që të jetë e gatshëm të mbrojë territorin dhe sovranitetin e vendit

Nuk ka pagë që shpaguan jetën e ushtarit dhe primare është shërbimi ndaj atdheut, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Arsyeja e blerjes së këtyre llojeve të armatimit, sipas Maqedoncit, bëhet për t’u trajnuar dhe përdorur në rast se kërkohet dhe në rast se është nevoja për t’u përdorur.

“Pjesë e parandalimit të luftës është përgatitja për luftë dhe ne e përgatisim Forcën tonë që të jetë e gatshëm të mbrojë territorin dhe sovranitetin e vendit tonë dhe të kontribuojë në misione paqeruajtëse krahas aleatëve tanë”, ka theksuar Maqedonci

 “Pranimi i kërkesës për ‘Javelin’ është një lajm shumë i rëndësishëm për vendin tonë, veçanërisht për ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së. Ne kemi një program bashkëpunimi me ShBA-të, programin FMS që është program qeveritar përmes të cilit në prokurojmë pajisje, sisteme të armatimit dhe automjete nga ShBA-të duke shfrytëzuar bashkëpunimin me Departamentin e Mbrojtjes”, ka thënë Maqedonci, duke folur lidhur me armatosjen e FSK-së me armët “Javelin” dhe rikthimin e “Defender” në Kosovë pas përjashtimit.

Tutje, ministri Maqedonci ka thënë se në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka ende pjesëtarë të komunitetit serb edhe përkundër presioneve që kanë nga jashtë.​

(Kosova Sot Online)