Kosova kërkon të blejë edhe armë të tjera përveç 246 raketave kundërtanke të tipit 'Javelin'

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 19:00
Kosova kërkon të blejë edhe armë të tjera përveç 246 raketave kundërtanke të tipit 'Javelin'

Përveç 246 raketave kundërtanke të tipit Javelin që janë kërkuar të blihen nga SHBA-ja, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës bëri të ditur se ka bërë kërkesë për blerjen edhe të armëve të tjera, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kosova akuzoi Serbinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, më 24 shtator të vitit të kaluar, kur u vra një polic. Beogradi i mohoi këto akuza.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi ashpër sulmin në Banjskë dhe kërkoi që autorët të vihen para drejtësisë. Në ditët pas sulmit, Policia e Kosovës gjeti një arsenal armësh dhe pajisje të tjera të lëna pas nga një grup i armatosur serb.

(Kosova Sot Online)