Shaip Kamberi do të jetë i vetmi shqiptar që ka fituar ulëse për kuvendin e Serbisë

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 19:18
Shaip Kamberi do të jetë i vetmi shqiptar që ka fituar ulëse për kuvendin e Serbisë

Rezultatet zyrtare të procesit të mbajtur më 17 dhjetor, i ka shpallur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas rezultateve finale, Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, do të jetë i vetmi shqiptar që ka fituar ulëse për kuvendin e Serbisë, raporton Euronews.rs.

Gjithsejt janë 10 lista që do të kenë përfaqësim në kuvend; SNS 129 ulëse, “Serbia kundër dhunës” 65 ulëse, SPS 18, Nada 13, “Zëri i Popullit” 6, Zurkoliq 2, Uglanin 2 dhe Shaip Kamberi dhe Partia Ruse nga 1 mandat..

(Kosova Sot Online)