Ja për cilën arsye Kosova rreshtohet me SHBA dhe Mbretërinë së Bashkuar

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 20:13
Ja për cilën arsye Kosova rreshtohet me SHBA dhe Mbretërinë së Bashkuar

Ndaj sulmeve të filluara ndaj grupimit Huth, Kosova është deklaruar krahë partnerëve ndërkombëtar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një deklarate nga MPJ-ja, thuhet se përkrahin veprimet ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

“Republika e Kosovës mbështet plotësisht veprimet proporcionale ushtarake të partnerëve tanë ndërkombëtarë kundër grupimit të armatosur Huth, i cili përveç që po kërcënon stabilitetin në Lindje të Mesme përmes sulmeve kundër anijeve komerciale, po pengojnë seriozisht edhe qarkullimin e lirë të tregtisë dhe mallrave, gjë që rrjedhimisht po krijon pasoja negative për ekonominë dhe fushat e tjera”, thuhet në njoftim.

Në deklaratë tutje thuhet se armiqtë e paqes janë armiq të të gjithve.

“Armiqtë e paqes, stabilitetit, sigurisë, demokracisë, rendit botëror dhe civilizimit janë armiq të të gjithëve. Vetëm së bashku mund të arrijmë që t’i mundim e të krijojmë një botë të qëndrueshme, e cila prioritet ka paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe përparimin në një botë, gjithnjë e më të globalizuar”, thuhet tutje në deklaratë.


(Kosova Sot Online)