Ja nga kush kërkon Krasniqi që të avokojë për heqjen e sanksioneve nga BE-ja

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 20:26
Ja nga kush kërkon Krasniqi që të avokojë për heqjen e sanksioneve nga BE-ja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, të cilës i ka kërkuar që të avokon për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Krasniqi theksoi se me Von Cramonin, mes tjerash, ka biseduar edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendin tonë.

“Sot, në Partinë Demokratike të Kosovës, takova raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendin tonë, duke mos lënë anash as procesin e Integrimit evropian të Kosovës”, shkroi Krasniqi, në Facebook.

(Kosova Sot Online)