Pejë: Arrestohet një person, rrahu gruan e tij dhe e bëri për spital

  • E.K /
  • 13 January 2024 - 10:58
Pejë: Arrestohet një person, rrahu gruan e tij dhe e bëri për spital

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Pejë, ku një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se personi në fjalë ka marrur tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Njoftimi i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Pejë 12.01.2024-14:41. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)