Mitrovicë: Arrestohet një person, policia i gjen drogë dhe peshore digjitale

  • E.K /
  • 13 January 2024 - 12:00
Mitrovicë: Arrestohet një person, policia i gjen drogë dhe peshore digjitale

Një person është arrestuar dje në Mitrovicë, nën dyshimin se posedonte mbi 130 gramë drogë, transmeton "Kosova Sot Online".

Atij fillimisht i gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.54 gram, ndërsa në shtëpinë e tij i janë gjetur edhe 136.4 gram e të njëjtit lloj të drogës dhe një peshore digjitale.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa mbi të rëndon akuza për veprën penale “Posedim i substancave narkotike”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)