Shpërthim në një shtëpi në Kçiq të Mitrovicës

  • E.K /
  • 13 January 2024 - 19:30
Shpërthim në një shtëpi në Kçiq të Mitrovicës

Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, përcjell "Kosova Sot Online".

Nga ky shpërthim janë lënduar 13 persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Zahiti theksoi se bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës,  13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Zahiti.

(Kosova Sot Online)